Tarifat “shtyjnë” arin në nivele rekord/ Arrin në mbi 3 100 dollarë pë onz, fitimet më të larta tremujore në 38 vjet
Ari arriti rekord të lartë, duke shënuar fitimin më të madh tremujor në mbi 38 vjet të hënën. Çmimet e arit u rritën me 1.1%, duke arritur në 3 116 dollarë për onz. Ari, si një aset i sigurt dhe i parë radicionalisht si një forme investimi në periudha të pasigurisë ekonomike apo politike, është [...]Read More...

Ari arriti rekord të lartë, duke shënuar fitimin më të madh tremujor në mbi 38 vjet të hënën. Çmimet e arit u rritën me 1.1%, duke arritur në 3 116 dollarë për onz.
Ari, si një aset i sigurt dhe i parë radicionalisht si një forme investimi në periudha të pasigurisë ekonomike apo politike, është rritur me 18% përgjatë këtij tremujori.
Shqetësimet lidhur me tarifat tregtare, optimizmi për ulje të normave të interesit, blerja nga bankat qendrore si dhe rritja e kërkesës nga investitorët janë faktorët kryesorë që kanë shtyrë çmimet e arit.
Edhe argjendi ka parë një rritje me 0.6% këtë fillim jave duke arritur në 34.3 dollarë për onz, ndërsa platini u rrit në 994.6 dollarë për onz.
Doald Trump pritet të shpallë tarifa reciproke me 2 prill për një sërë mallrash, ndërsa ato për automjetet hyjnë në fuqi nga 3 prilli. Ndërkohë, presidenti Trump ndërkohë ka kërcënuar së fundmi se do të vendosë tarifa 25- 50% për blerësit e naftës ruse nëse Moska bllokon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Analistë të tregut janë optimistë për rritje të mëtejshme të çmimit të arit, nëse lufta tregtare vijon më tej pasi investitorët do të priren të rrisin kërkesën për aktive të sigurta.
Bankat e mëdha kanë rishikuar me rritje vlerësimet për çmimet e arit këtë vit, nëse tensionet gjeopolitike vijojnë./abcnews.al