Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit

Të hënën, më 16 maj, në Muslimischer Friedhof në Graz, do të varroset Lea Bajrami, 15 vjeçarja, e cila u vra gjatë një sulmi të armatosur në shkollën e saj. Familjarët e të ndjerës kanë bërë të ditur se, ceremonia e varrimit do të mbahet duke nisur nga ora 16:30, njofton albinfo.at. “Më dhimbje të […] The post Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit appeared first on Albinfo.

Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit

Të hënën, më 16 maj, në Muslimischer Friedhof në Graz, do të varroset Lea Bajrami, 15 vjeçarja, e cila u vra gjatë një sulmi të armatosur në shkollën e saj.

Familjarët e të ndjerës kanë bërë të ditur se, ceremonia e varrimit do të mbahet duke nisur nga ora 16:30, njofton albinfo.at.

“Më dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit. miqtë dhe dashamirët se më datën 10.06.2025, si pasojë e sulmit të armatosur që ndodhi në shkollën Borg Dreierschützengasse në Graz (Austri) ndërroi jetë vajza jonë e dashur Lea Bajrami”, thuhet në njoftimin e familjës Bajrami.

Albinfo.at mëson po ashtu se ditën e diel, do të bëhet edhe ceremonia shtetërore për të gjithë viktimat e pafajshëm.

15 vjeçarja Lea Bajrami me prejardhje nga Tërpeza e Vitisë u vra bashkë me nëntë nxënës të tjerë dhe një mësuese brenda një shkolle, kur një ish-nxënës i këtij institucioni shtiu me armë në ta, para se ta vriste edhe veten. Edhe shumë nxënës të tjerë u plagosën, në incidentin që ndodhi pasditen e së hënës.

Pas këtij rasti tragjik, Austria mbajti tre ditë zie në nderim të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë për gjithë qytetarët në Austri.

The post Të hënën varroset Lea Bajrami, vajza që u vra gjatë një sulmi në një shkollë të Grazit appeared first on Albinfo.