Të shtëna me armë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është arrestuar personi i dyshuar. “Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është arrestuar personi i dyshuar.
“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, tha ajo.