Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur një armë të tipit AK-47. “Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti

Të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren, policia arreston një person

Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, kur i dyshuari mashkull kosovar ka përdorur një armë të tipit AK-47.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.