Të shtënat drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjes, kunati mbeti i vrarë, plagosen dy djemtë

Detaje të tjera janë zbuluar nga atentati në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagos nipi i tij, Alvi Bejtja 13 vjeç, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Burime për mediet bëjnë me dije se nga të shtënat me breshëri […] The post Të shtënat drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjes, kunati mbeti i vrarë, plagosen dy djemtë appeared first on Newsbomb Albania.

Të shtënat drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjes, kunati mbeti i vrarë, plagosen dy djemtë

Detaje të tjera janë zbuluar nga atentati në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagos nipi i tij, Alvi Bejtja 13 vjeç, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Burime për mediet bëjnë me dije se nga të shtënat me breshëri kallashnikovi ka mbetur i plagosur dhe djali tjetër 10-vjeçar, i Gentjan Bejtjes, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht u raportua se ishte plagosur vetëm njëri nga djemtë e tij.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Gentjan Bejtja, një person me presedentë penalë, që u ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera, një në vitin 2016 dhe një tjetër në vitin 2022, ku u plagos në krah.

Ndërkohë, Policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Lapidarit në Tapizë. Makina ishte pa targa dhe brenda automjetit u gjetën 3 kallashnikovë, të cilët u sekuestruan dhe u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar.

Policia ka ushtruar kontrolle në tre banesa dhe ka shoqëruar tre persona, që mund të kenë dijeni  për ngjarjen.

The post Të shtënat drejt shtëpisë së Gentjan Bejtjes, kunati mbeti i vrarë, plagosen dy djemtë appeared first on Newsbomb Albania.