Temperatura rekord në Kosovë: Në Klinë e Han të Elezit mbi 41 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se e premtja ka shënuar vlera jashtëzakonisht të larta të temperaturave në të gjithë vendin, duke regjistruar disa prej niveleve më të larta ndonjëherë. Sipas IHMK-së, rekordi është shënuar në Klinë, ku termometri arriti në 41.6 gradë Celsius, ndërsa në Han të Elezit u regjistruan 41.1 […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se e premtja ka shënuar vlera jashtëzakonisht të larta të temperaturave në të gjithë vendin, duke regjistruar disa prej niveleve më të larta ndonjëherë.
Sipas IHMK-së, rekordi është shënuar në Klinë, ku termometri arriti në 41.6 gradë Celsius, ndërsa në Han të Elezit u regjistruan 41.1 gradë Celsius, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë në këtë qytet kufitar.
Pas tyre, Gjakova ka shënuar 40.7°C, Suhareka 40.4°C, Prizreni 40.3°C dhe Rahoveci 40.2°C.
Në qytetet tjera të Kosovës, temperaturat kanë kaluar 37 gradë Celsius, duke e bërë këtë ditë një nga më të nxehtat në historinë e matjeve meteorologjike në vend.