Temperaturat deri 35 gradë, Pishina e Gërmisë ende pa datë të hapjes

Pishina e Gërmisë ishte paralajmëruar të hapet në muajin qershor, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Madje edhe në fund të këtij muaji, kur temperaturat po shënojnë deri në 35 gradë celsisus, zyrtarë përgjegjës thonë për “Front Online” se ende nuk është data e saktë e hapjes së Pishinës së Gërmisë “Pishina […]

Temperaturat deri 35 gradë, Pishina e Gërmisë ende pa datë të hapjes

Pishina e Gërmisë ishte paralajmëruar të hapet në muajin qershor, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Madje edhe në fund të këtij muaji, kur temperaturat po shënojnë deri në 35 gradë celsisus, zyrtarë përgjegjës thonë për “Front Online” se ende nuk është data e saktë e hapjes së Pishinës së Gërmisë

“Pishina e Germisë do ta bëjë publike së shpejti datën e hapjes“, Artina Canolli U.D.Kryeshefe Ekzekutive e “Npl Sport Makreting”.

Canolli thotë se janë gati, dhe se janë pajisur me kimikatet e duhura për mirëmbajtjen e ujit, poashtu është siguruar ambulanca që duhet të jetë që nga dita e parë prezente.

“Pishina e Gërmise çdo herë përdorë kimikatet e duhura për mirëmbajtjen e ujit, është e pajisur me pompat e filtrimit të cilat janë adekuate për substanca.Poashtu, autoambulanca është obligative dhe është e siguruar që të jetë prezente që në ditën e hapjës së Pishinës”, tha ajo.

Canolli tutje tha se në Pishinën e Gërmisë do të jenë maximum 10 shpëtimtarë në këtë vit.

“Shpëtimtarët janë kontraktuar numri i tyre do të shkojë maksimalisht në 10 shpëtimtarë. Mirëmbajtjen e pishinës e bënë personeli i angazhuar për sezonë”, tha ajo.

Në fund, kyreshefja e ekzekutive tha se është siguruar edhe pjesa e gastronomisë për këtë vit. “Po, është e siguruar dhe pjesa e gastronomisë”.

Vitin e kaluar, Pishina e Gërmisë kishte 18.600 vizitorë, e cila ishte hapur më 19 qershor. Hyrja për fëmijë ishte 2 euro, kurse për të rritur 4 euro.