Temperaturat në Zvicër janë më të larta

Zvicra po ngrohet me shpejtësi dhe fajin e kanë njerëzit. Kjo është sipas MeteoSwiss i cili thotë se temperatura mesatare vjetore e vendit është rritur me 2.6 gradë që nga viti 1971. Rritja e nxehtësisë ekstreme është e habitshme transmeton albinfo.ch. Dita më e nxehtë e vitit tani është mesatarisht 3.4 gradë më e ngrohtë […] The post Temperaturat në Zvicër janë më të larta appeared first on Albinfo.

Temperaturat në Zvicër janë më të larta

Zvicra po ngrohet me shpejtësi dhe fajin e kanë njerëzit.

Kjo është sipas MeteoSwiss i cili thotë se temperatura mesatare vjetore e vendit është rritur me 2.6 gradë që nga viti 1971.

Rritja e nxehtësisë ekstreme është e habitshme transmeton albinfo.ch.

Dita më e nxehtë e vitit tani është mesatarisht 3.4 gradë më e ngrohtë se pesë dekada më parë.

Në Bazel për shembull temperaturat maksimale janë rritur nga 32.2°C në gati 36°C.

Edhe dimrat janë më të butë ditët më të ftohta tani janë 2.8 gradë më të ngrohta se në vitin 1971.

MeteoSwiss thotë se të dhënat tregojnë qartë ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

The post Temperaturat në Zvicër janë më të larta appeared first on Albinfo.