Tensione në Lindjen e Mesme/ Shala: Trump realizoi premtimin e fushatës. Mes Iranit dhe SHBA, marrëveshje e heshtur

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Xhavit Shala komentoi vatrën e nxehtë të konflikteve në Lindjen e Mesme. Me ndërhyrjen e SHBA në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, Shala tha se Trump është i kënaqur sepse ka realizuar një prej premtimeve të tij gjatë fushatës që ka të bëj pikërisht me Iranin. Më tej, Shala tha se [...]Read More...

Tensione në Lindjen e Mesme/ Shala: Trump realizoi premtimin e fushatës. Mes Iranit dhe SHBA, marrëveshje e heshtur

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Xhavit Shala komentoi vatrën e nxehtë të konflikteve në Lindjen e Mesme. Me ndërhyrjen e SHBA në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, Shala tha se Trump është i kënaqur sepse ka realizuar një prej premtimeve të tij gjatë fushatës që ka të bëj pikërisht me Iranin. Më tej, Shala tha se mes Iranit dhe SHBA ka një marrëveshje të heshtur që të mbeten të dyja palët e kënaqura.

“Trump është i kënaqur sepse ka realizuar një prej premtimeve të tij dhe të fushatës që do detyrojë Iranin të nënshkruajë marrëveshjen. Si dhe premtimin për 2 muaj kohë ndaj Iranit, harxhoi kapacitetet që nuk mund t’i mbulonte vetë Izraeli.

Gjerat kanë shkuar sipas interesave të Trump. Ai këmbënguli që të mos reagojë, bëri presion dhe kjo e regjimit dhe rënies së tij është një marrëveshje. Është një marrëveshje e heshtur mes dy palëve Amerikanëve dhe Iranianëve, të ngelen të kënaqur të dy palët. Gjeneralët që u vranë janë efekt anësor, një gur që duhet të eleminohet.” / abcnews.al