Tensionet në Lindjen e Mesme/ Nura: Europa duhet të vetëorganizohet në një stad federal
Gazetari Artur Nura komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet e fundit lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Nura tha se Europa duhet të vetëorganizohet në një stad federal sepse vazhdohet ende me 27 politika të jashtme sipas secilit shtet. Më tej, Nura theksoi se ka ndryshuar mënyra sesi zgjidhen konfliktet duke ‘iu përshtatur’ stilit Trump. [...]Read More...

Gazetari Artur Nura komentoi për ‘Real Story’ zhvillimet e fundit lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Nura tha se Europa duhet të vetëorganizohet në një stad federal sepse vazhdohet ende me 27 politika të jashtme sipas secilit shtet. Më tej, Nura theksoi se ka ndryshuar mënyra sesi zgjidhen konfliktet duke ‘iu përshtatur’ stilit Trump.
“Kemi negociata dhe pikiata. Ka një mënyrë sesi po zgjidhet kjo situatë e trazuar që nuk i ngjan metodës së zgjidhjes së konflikteve. Është ndoshta stili i Trump, të paparashikueshëm dhe ndryshon mënyrën e lëvizjeve. Ajo që zuri të papritur analistët është që të dielën prisnin bisedimet në Oman ndërkohë të premten pati sulme.
Kur kemi negociata, palët kërkojnë të marrin sa më shumë territor dhe të lëshojnë atë që nuk kanë nevojë. Nëse Europa nuk do të vetëorganizohet për të shkuar në një stad federal, këtë mund ta bëjë Gjermania si një vend që po mobilizohet, nëse nuk bëhesh imponues kot që flet. Europa duhet patjetër të bashkohet, vazhdohet me 27 politika të jashtme dhe jemi askund.” / abcnews.al