Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje BE-së që të godasë Kinën dhe Indinë me tarifa deri në 100% si pjesë e përpjekjeve të tij për të detyruar homologun rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, thotë një burim për BBC. Ai e bëri kërkesën, e cila në fillim u raportua [...]Read More...

Tentativa për presion ndaj Putin, Trump thirrje BE-së për tarifa 100% ndaj Kinës e Indisë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje BE-së që të godasë Kinën dhe Indinë me tarifa deri në 100% si pjesë e përpjekjeve të tij për të detyruar homologun rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, thotë një burim për BBC.

Ai e bëri kërkesën, e cila në fillim u raportua nga Financial Times, gjatë një takimi mes zyrtarëve të SHBA-ve dhe BE-së të martën ku u diskutuan mundësitë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.

Propozimi vjen pas vështirësive të Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Moskës e Kievit ndërkohë që sulmet ruse në Ukrainë po përforcohen.

Të amrtën, Trump u tha gazetarëve se planifikon që të flasë në telefon me Putin këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme.

Godina kryesore qeveritare në Kiev u godit nga një bombë ruse gjatë fundjavës, një sulm që u cilsua simbolik dhe shtim i agresionit nga Kremlini. Sulmet e fundjavës shënuan bombardimin më të madh ajror në Ukrainë që prej fillimit të luftës. Sipas Ukrainës, forcat ruse përdorën të paktën 810 dronë dhe 13 bomba.

Të martën, mbi 20 persona u vranë nga një bombë rrëshqitëse ruse në rajonin e Donbasit, teksa prisnin në radhë për të marrë pensionin. Pas bombardimeve, Trump u tha gazetarëve se “nuk ishte i lumtur me situatën” dhe kërcënoi me sanksione të ashpra ndaj Kremlinit. Ai e ka bërë edhe më parë këtë, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim edhe pse Putin ka injoruar afatet dhe kërcënimet e tij.

Kërkesa e presidentit të SHBA-ve kundrejt BE-së vjen pas komenteve të Sekretarit të Thesarit amerikan, Scott Bessent, i cili tha se Uashingtoni ishte i përgatitur për të përshkallëzuar presionin ekonomik, por kishte nevojë për mbështetje më të fortë nga Europa.

Të martën, Trump tha se SHBA-të dhe India “po vazhdojnë negociatat për Pengesat e Tregtisë” mes dy vendeve. Ai planifikon të bisedojë me kryeministrin Narendra Modi në javët në vijim dhe pret “përmbyllje të suksesshme” të bisedimeve, sipas shkrimit në Truth Social.

Modi iu bashkëngjit entuziazmit të Trump se bisedimet do të ishin të suksesshme dhe tha se dy vendet janë “miq të afërt dhe partnerë të natyrshëm.”

Komentet e Trump janë parë si sinjali më i fundit i pajtimit mes Uashingtonit dhe Delhit, pas një dështimi në negociatat tregtare.

Kina dhe India janë ndër blerëset kryesore të naftës ruse që ndihmon ekonominë e Rusisë. Muajin e shkuar, SHBA-të vendosën tarifa 50% për mallrat nga India ku përfshihej një gjobë 25% për transaksionet me Rusinë.

Edhe pse BE-ja është shprehur se do t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, 19% e gazit natyror vjen nga Rusia. Vendosja e tarifave të BE-së kundrejt Kinës dhe Indisë do të shënonte një ndryshim në qasjen e saj ndaj përpjekjeve për të izoluar Rusinë me sanksione sesa me lehtësime tregtare.