Tërmet në Turqi/ Lëkundje 6.2 rihter, një viktimë dhe të paktën 29 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës rihter goditi provincën veriperëndimore të Turqisë, Balikesir, duke shkaktuar të paktën një viktimë, disa të plagosur lehtë dhe dëme të shumta në ndërtesa. Sipas mediave vendase viktima është një 81 vjecar, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur. [...]Read More...

Tërmet në Turqi/ Lëkundje 6.2 rihter, një viktimë dhe të paktën 29 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës rihter goditi provincën veriperëndimore të Turqisë, Balikesir, duke shkaktuar të paktën një viktimë, disa të plagosur lehtë dhe dëme të shumta në ndërtesa.

Sipas mediave vendase viktima është një 81 vjecar, i cili humbi jetën në spital pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese trekatëshe të shembur.
Të paktën 29 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 8 tashmë kanë dalë nga spitali, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë trajtimin, kryesisht për dëmtime të pësuara gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesat.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi dhe lëkundjet u ndjenë deri në veri të Stambollit. Sipas autoriteteve turke, u regjistruan të paktën 20 paslëkundje, më e forta nga të cilat ishte me magnitudë 5.

Turqia është një me aktivitetin fizik më të lartë në botë. Në qershor të këtij një tërmet me magnitudë 5.8 ballë në pjesën jugperëndimore të vendit shkaktoi 1 viktimë dhe 69 të plagosur.

Në shkurt të vitit 2023, një tërmet katastrofik me magnitudë mbi 7 ballë goditi jugun e Turqisë, duke vrarë më shumë se 53,000 njerëz dhe duke lënë pas dëme të mëdha.

/ abcnews.al /