Tërmeti/ Mbi 100 persona ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Bangkok
Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një ndërtesë u shemb në Bangkok, Tajlandë, të premten, pas tërmetit të fuqishëm në Mianmarin fqinj, sipas një zëvendëskryeministri tajlandez. Numri i njerëzve të bllokuar nën rrënoja është rritur gjithashtu, me ekipet e shpëtimit që ende punojnë për të gjetur 110 persona, shkruan CNN. Të paktën 12 persona [...]Read More...

Të paktën tetë persona humbën jetën pasi një ndërtesë u shemb në Bangkok, Tajlandë, të premten, pas tërmetit të fuqishëm në Mianmarin fqinj, sipas një zëvendëskryeministri tajlandez.
Numri i njerëzve të bllokuar nën rrënoja është rritur gjithashtu, me ekipet e shpëtimit që ende punojnë për të gjetur 110 persona, shkruan CNN.
Të paktën 12 persona janë shpëtuar deri më tani, tha zëvendëskryeministri Anutin Charnvirakul.
“Ekziston ende një mundësi për të gjetur më shumë trupa, pasi disa janë bllokuar nën strukturën e ndërtesës,” u tha Anutin gazetarëve në një intervistë.
“Nevojiten teknika speciale për të hequr në mënyrë të sigurtë këto trupa për të parandaluar kolapset e mëtejshme të shkaktuara nga zhvendosja e elementeve strukturore.”, shtoi ai./abcnews.al