Sot testohet alarmi publik në Prishtinë

Sot testohet alarmi publik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot, do të bëhet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet.

Sipas njoftimit, testimi do të zhvillohet në ora 12:15, ndërsa alarmi do të lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Nga Komuna kanë theksuar se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik, i cili ka për qëllim verifikimin e funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve që përdoren në raste emergjente.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos shqetësohen nga aktivizimi i sirenave, pasi testimi nuk lidhet me ndonjë situatë emergjente.

“Ju lutemi të mos shqetësoheni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.