Tetori sjell kthesën e motit në Zvicër: Priten reshje të forta shiu

Tetori sjell kthesën e motit në Zvicër: Priten reshje të forta shiu

Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, moti në Zvicër po ndryshon. Një çrregullim atmosferik nga perëndimi pritet të sjellë reshje shiu gjatë së enjtes, me rrebeshe lokalisht të forta në mbrëmje, përcjell albinfo.ch.

Zvicra perëndimore do të preket e para nga reshjet, ndërsa më vonë ato do të shtrihen edhe drejt pjesëve lindore të vendit. Në disa zona mund të ketë edhe rrezik për përmbytje.

Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 25 gradë. Megjithatë, reshjet nuk pritet të jenë të mjaftueshme për ta zbutur thatësirën, pasi tokat do të marrin vetëm lagështi të përkohshme. /Albinfo.ch

 

The post Tetori sjell kthesën e motit në Zvicër: Priten reshje të forta shiu appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.