Theret një person në Lipjan, dorasi dyshohet se sapo ka dalë nga burgu
Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sot (e martë) rreth orës 18:30 në Lipjan, pranë një marketi. I lënduar dyshohet të ketë mbetur një person. Klankosova mëson se i dyshuari për këtë rast është nga fshati Shalë i Lipjani dhe dyshohet se kishte dalë rishtazi nga burgu. Ndërkaq, viktima është nga fshati Kojskë

Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sot (e martë) rreth orës 18:30 në Lipjan, pranë një marketi.
I lënduar dyshohet të ketë mbetur një person.
Klankosova mëson se i dyshuari për këtë rast është nga fshati Shalë i Lipjani dhe dyshohet se kishte dalë rishtazi nga burgu.
Ndërkaq, viktima është nga fshati Kojskë, po nga Lipjani.
Ende nuk dihet motivi i këtij rasti.