Tjetër incident në Poloni/ Rrëzohet droni që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare
Kur nuk ka kaluar as një javë që kur dronët rus shkelën hapësirën ajrore polake, Varshava është alarmuar sërish. Autoritetet polake neutralizuan një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare të vendit. Kryeministri polak Donald Tusk tha se shërbimi i mbrojtjes së shtetit rrëzoi dronin, ndërsa dy shtetas bjellorusë ranë në pranga. Rruga Parkoëa në kryeqytetin [...]Read More...

Kur nuk ka kaluar as një javë që kur dronët rus shkelën hapësirën ajrore polake, Varshava është alarmuar sërish.
Autoritetet polake neutralizuan një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare të vendit.
Kryeministri polak Donald Tusk tha se shërbimi i mbrojtjes së shtetit rrëzoi dronin, ndërsa dy shtetas bjellorusë ranë në pranga.
Rruga Parkoëa në kryeqytetin polak, vendi i incidentit, shtrihet në një lagje ku ndodhen ndërtesat qeveritare, Pallati Belweder dhe ambasadat e huaja. Ambasada ruse është gjithashtu afër.
Zona është përcaktuar si zonë ndalimi fluturimi për dronë dhe shkeljet dënohen me deri në pesë vjet burg, sipas faqes zyrtare të Bashkisë së Varshavës.
Incidenti vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore.
Polonia tha se hapësira e saj ajrore u shkel në orët e para të 10 shtatorit nga një numër rekord prej 19 dronësh rusë.
Pas ndërhyrjes, NATO nisi një operacion të ri, të quajtur “Roja Lindore”, që synonte përforcimin e krahut lindor të aleancës, veçanërisht në Poloni.
Një numër anëtarësh të NATO-s premtuan mbështetje, përfshirë Republikën Çeke, Danimarkën, Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi se do të dërgonte avionë ushtarakë Typhoon për të fluturuar në misione mbi Poloni si pjesë e iniciativës./abcnews.al