Tragjedi në Deçan: Tentoi ta shpëtojë djalin nga mbytja në pishinë, humb jetën bashkë me të

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë. Rastin e ka bërë të ditur, Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre. “Na e keni vrarë zemrën sot!

Tragjedi në Deçan: Tentoi ta shpëtojë djalin nga mbytja në pishinë, humb jetën bashkë me të

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se nënë e bir u mbytën në pishinë.

Rastin e ka bërë të ditur, Bashkim Ramosaj, kryetar në këtë komunë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”

Sipas kryetarit Ramosaj, dyshohet që fëmija ka rënë në bazenin e pishinës, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë janë në vazhdim.