Tragjedi në Ferizaj, vdes 4-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj. Fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë. Katër vjeçari është dërguar menjëherë në QKMF-në e Pozheranit, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Viktima dhe i dyshuari janë në lidhje familjare (kushërinj). Rastin e  ka konfirmuar

Tragjedi në Ferizaj, vdes 4-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë

Një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj.

Fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë.

Katër vjeçari është dërguar menjëherë në QKMF-në e Pozheranit, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë. Viktima dhe i dyshuari janë në lidhje familjare (kushërinj).

Rastin e  ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, tha Veseli.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit – Departamenti i Përgjithshëm i PTH Ferizaj – i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.