Tragjendia në Gjakovë, arrest shtëpiak për investitorin dhe punëkryesin
Gjykata Themelore e Gjakovës, ua ka caktuar nga një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurve Xh. P. dhe A. M , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Ditën e djeshme në Gjakovë, ndodhi një tragjedi.

Gjykata Themelore e Gjakovës, ua ka caktuar nga një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurve Xh. P. dhe A. M , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Ditën e djeshme në Gjakovë, ndodhi një tragjedi.
Atje dy persona humbën jetën në vendin e punës.
Ata dyshohen se ranë nga kati i tretë i një objekti i cili kishte qenë në ndërtim.
“Sipas kërkesës, më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës