Trajner kikboksi, prijës i bandave kriminale: Çka dihet për Millenkoviqin, të arrestuarin në Mitrovicë të Veriut?

Millun Millenkoviq i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush ishte ai? Millun Millenkoviqi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit. Megjithatë, Millenkoviq është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga […]

Trajner kikboksi, prijës i bandave kriminale: Çka dihet për Millenkoviqin, të arrestuarin në Mitrovicë të Veriut?

Millun Millenkoviq i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush ishte ai?

Millun Millenkoviqi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit.

Megjithatë, Millenkoviq është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në një veprim që i la të lënduar tre zyrtarë policorë të vendit dhe që mblodhi protestues serbë në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar Millenkoviqin si “një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it” si dhe prijës të “bandave kriminale ndër vite”.

Nga të dhënat që ndodhen në Internet, del se z. Millenkoviq Llune është një ish-kikboksier që tashmë merret edhe si trajner i këtij sporti luftarak.

Ai madje del se edhe është paraqitur për media në këtë rol, duke folur nga klubi i tij i boksit.