Transferimi i Alvarez, Laporta ka një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë me dije se klubi nuk ka ndërmend të heq dorë nga argjentinasi, Julian Alvarez.
Alvarez dukshëm ka bërë me dije se ka dëshirë të largohet nga Atletico Madrid, por ekipi nga Madridi duket se nuk e ka ndërmend ta lërë të shkojë.
Madje, mediat spanjolle raportuan se, edhe po të duan ta shesin sulmuesin, do ta shesin kudo përveç në Barcelonë, transmeton IndeksOnline.
Presidenti i katalunasve u shpreh se dëshiron që oferta e ekipit për Alvarez të pranohet nga Atletico Madrid.
“Ne jemi ende shumë të interesuar për Julian Alvarez. Do të donim që oferta jonë të pranohet dhe po e bëjmë këtë me respektin më të madh për Atletico de Madrid. Le ta dinë se, nëse janë të gatshëm ta shesin lojtarin gjatë këtij afati kalimtar veror, ne do të ishim gati ta blinim atë, me kusht që të arrijmë një marrëveshje rreth ofertës që u kemi bërë atyre. Kemi shumë respekt për Atletico-n dhe direktivën e saj, të cilën e njohim prej shumë vitesh, kështu që e kam miratuar ofertën e dërguar me një telefonatë drejtuar Miguel Angel Gil” ka deklaruar Laporta.
Argjentinasi nuk ka luajtur në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga, teksa emri i tij u prit me vërshëllima të dielën në “Metropolitano”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



