Tre të mitur dyshohet se vodhën para në një shtëpi në Mitrovicë, arrestohen e më pas lirohen
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”. Të miturit dyshohen se më 25 janar kanë vjedhur para në një shtëpi në rrugën “Marije Shllaku” në Mitrovicë. “Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”.
Të miturit dyshohen se më 25 janar kanë vjedhur para në një shtëpi në rrugën “Marije Shllaku” në Mitrovicë.
“Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi nga ku kishin vjedhur një shumë të parave.”
Atyre u janë gjetur gjysma e parave të vjedhura.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.