Tregtarët ‘në garë’ për të sjellë kafe braziliane në SHBA para vendosjes së tarifës 50% të Trumpit

Tregtarët e kafesë po garojnë për të importuar sasi sa më të mëdha të kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se të hyjë në fuqi tarifa e re prej 50% ndaj produkteve braziliane, e vendosur nga administrata presidentit Donald Trump. Tarifa, e cila do të zbatohet nga data 1 gusht, ka shkaktuar një valë [...]Read More...

Tregtarët ‘në garë’ për të sjellë kafe braziliane në SHBA para vendosjes së tarifës 50% të Trumpit

Tregtarët e kafesë po garojnë për të importuar sasi sa më të mëdha të kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se të hyjë në fuqi tarifa e re prej 50% ndaj produkteve braziliane, e vendosur nga administrata presidentit Donald Trump.

Tarifa, e cila do të zbatohet nga data 1 gusht, ka shkaktuar një valë të madhe kërkese nga importuesit amerikanë që po përpiqen të shmangin rritjen e kostove. Brazili është furnizuesi më i madh i kafesë për SHBA-në, dhe ky zhvillim pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në treg.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimet për konsumatorët amerikanë u rritën në muajin qershor, pjesërisht për shkak të ndikimit të tarifave të mëparshme të vendosura nga administrata Trump. Konsumatorët tashmë po ndiejnë efektin, përfshirë edhe në çmimin e një filxhani kafeje.

Analistët paralajmërojnë se pas hyrjes në fuqi të tarifës, çmimi i kafesë në SHBA mund të rritet ndjeshëm, duke goditur direkt konsumatorët dhe industrinë e restoranteve dhe kafeneve.

/ abcnews.al