Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Në Gjermani, një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me makinën në të cilën gjendeshin dy persona. Aksidentit nuk i mbijetoi shoferi i makinës, ndërkaq pasagjeri në makinë u plagos rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, shkruan Bild. Zjarrfikësit dhe policia federale iu përgjigjën vendit të aksidentit. Rreth 50 pasagjerët në [...]Read More...

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Në Gjermani, një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me makinën në të cilën gjendeshin dy persona.

Aksidentit nuk i mbijetoi shoferi i makinës, ndërkaq pasagjeri në makinë u plagos rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, shkruan Bild.

Zjarrfikësit dhe policia federale iu përgjigjën vendit të aksidentit.

Rreth 50 pasagjerët në tren nuk u lënduan. Departamenti i zjarrfikësve evakuoi trenin dhe transportoi pasagjerët me autobus në stacionin më të afërt.