Tri ditë dëshmi në Hagë: Çfarë tha James Rubin për Thaçin dhe UÇK-në
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, përfundoi dëshminë e tij treditore në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Ai deklaroi se Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte autoritet për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin mohoi të ketë pasur informacione që lidhnin Thaçin apo Jakup […] The post Tri ditë dëshmi në Hagë: Çfarë tha James Rubin për Thaçin dhe UÇK-në appeared first on Albinfo.

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, përfundoi dëshminë e tij treditore në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Ai deklaroi se Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte autoritet për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin mohoi të ketë pasur informacione që lidhnin Thaçin apo Jakup Krasniqin me pretendime për vrasje.
Rubin foli për përpjekjet e SHBA-së që delegacioni i Kosovës të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë, duke theksuar se ndikimi i Adem Demaçit ishte ideologjik dhe jo ekzekutiv. Ai po ashtu u shpreh kritik ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve që, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.
Në përfundim, Rubin theksoi se Thaçi nuk ishte “komandant kryesor” i UÇK-së dhe se SHBA-ja e shihte atë si lider të zgjedhur nga vetë shqiptarët.
Një përmbledhje mund ta ndiqni në linkun më poshtë: evropaelire
The post Tri ditë dëshmi në Hagë: Çfarë tha James Rubin për Thaçin dhe UÇK-në appeared first on Albinfo.