Trump akuzon Meksikën: Është aleate me kartelet e drogës
Pas nënshkrimit të urdhrit për tarifat, Donald Trump akuzoi Meksikën për “një aleancë me kartelet e drogës”. “Gjatë fushatës zgjedhore, unë u premtova amerikanëve se do t’i mbroja nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm dhe drogës”, shtoi ai. Është detyra ime dhe ata votuan me shumicë dërrmuese për të”, shkroi Trump në rrjetet sociale pas [...]Read More...

Pas nënshkrimit të urdhrit për tarifat, Donald Trump akuzoi Meksikën për “një aleancë me kartelet e drogës”.
“Gjatë fushatës zgjedhore, unë u premtova amerikanëve se do t’i mbroja nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm dhe drogës”, shtoi ai.
Është detyra ime dhe ata votuan me shumicë dërrmuese për të”, shkroi Trump në rrjetet sociale pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv.
Nga nesër, 1 shkurt, do të vendosen tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën dhe 10% për Kinën, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
Agjencia raportoi në faqen e saj të internetit se Trump po përgatitej të njoftonte se tarifat kundër Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi më 1 mars.