Trump akuzon Meksikën për vjedhjen e ujit nga Teksasi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Meksikën se po u vjedh ujin fermerëve të Teksasit. Ai ka kërcënuar këtë vend me tarifa doganore shkaku i shkeljes së një marrëveshjeje ndërkombëtare. “Meksika i detyrohet Teksasit 1.3 milionë akra-këmbë ujë sipas Marrëveshjes për Ujin të vitit 1944, por për fat të keq, Meksika po e shkel këtë [...]Read More...

Trump akuzon Meksikën për vjedhjen e ujit nga Teksasi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Meksikën se po u vjedh ujin fermerëve të Teksasit.

Ai ka kërcënuar këtë vend me tarifa doganore shkaku i shkeljes së një marrëveshjeje ndërkombëtare.

“Meksika i detyrohet Teksasit 1.3 milionë akra-këmbë ujë sipas Marrëveshjes për Ujin të vitit 1944, por për fat të keq, Meksika po e shkel këtë detyrim kontraktual. Kjo është shumë e padrejtë dhe po u shkakton dëm të madh fermerëve në jug të Teksasit”, ka shkruar Trump në rrjetin social Truth Social.

Ai shtoi se “do të vazhdojmë të rrisim pasojat, përfshirë tarifat doganore, e ndoshta edhe sanksionet, derisa Meksika ta zbatojë marrëveshjen dhe t’ia kthejë Teksasit ujin që i takon!”

Nga ana tjetër, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka deklaruar në platformën X se rajoni kufitar është goditur nga një thatësirë trevjeçare dhe se Meksika po i përmbush detyrimet e saja sipas marrëveshjes “në përputhje me disponueshmërinë e ujit”.