Trump: Banorët e Teheranit të evakuohen
Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti.
“Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”.
Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike.