Trump dëshiron të blejë Gazën/ Goxhaj: Mund t’i ofrojë para qytetarëve, që të shkojnë në vende të tjera. Sotiri: Ai do që ta rindërtojë
Presidenti i SHBA Donald Trump tha disa ditë më parë se ai është i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën. Lidhur me këtë deklaratë është diskutuar mbrëmjen e kësaj të hënë ne emisionin “360 Gradë”, ku kapiteni Dritan Goxhaj u shpreh se ai mund t’i ofrojë para qytetarëve, që të largohen nga Gaza dhe [...]Read More...

Presidenti i SHBA Donald Trump tha disa ditë më parë se ai është i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën.
Lidhur me këtë deklaratë është diskutuar mbrëmjen e kësaj të hënë ne emisionin “360 Gradë”, ku kapiteni Dritan Goxhaj u shpreh se ai mund t’i ofrojë para qytetarëve, që të largohen nga Gaza dhe të shkojnë në vende të tjera për të jetuar.
Ndërsa sipas, ekspertes së marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, Trump do që ta rindërtojë Gazën dhe nëse bën diçka të tillë, nuk e mendon që mund të jetojnë të tjerët.
Ledion Krisafi: Një e pjesë e madhe e palestinezëve nëse hapet kufiri unë besoj do ikin nga Gaza. Nuk do i heqin po do ikin vetë.
Dritan Goxhaj: Kemi një ndryshim retorike se në fillim Trump thoshte do i përzëmë, tani thotë do ia blejmë. E para, kujt do ia blej? Se është pronë e atyre qytetarëve dhe në momentin që Trump ka dal me iden që do ta blejmë Gazën, në të njëjtën ditë shtabi i përgjithshëm i ushtrisë izraelite ka çuar një direktiv ushtrisë se forcat izraelite të behen gati për evakuimin e atyre palestinezëve që dëshirojnë që të largohen. Pra, do ofrojnë para për ata palestinezë që dëshirojnë të largohen. Pra, merr paratë dhe do të ofrohen disa vende dhe ti zgjidh te cila do shkosh. Pra, është blerja. Është hequr opsioni i përzienies.
Nuk i përket kujt Gaza, i përket vetëm palestinezëve, në rast se do e blejë, do i blejë këtyre njerëzve. Do i japi lekët të largohen me dëshirë. Nuk ka blerje tjetër.
Juxhina Sotiri: E shikoj shumë të vështirë në Palestinë dhe Gazën kryesisht përveç faktit që i gjithë sistemi ndërkombër ka rënë, nuk ka më Kombe të Bashkuara, është gjithmonë Rusia që do japi Veton kundër Perëndimit. Megjithatë e shoh të pamundur që Amerika do ta marri këtë kosto si një shtet gjenocid solidar. Duan apo nuk duan vendet arabe ta lëshojnë atë, unë nuk e shoh dot… Trump ka një logjikë ekonomike dhe thotë që nëse do ta rindërtojë unë atëherë SHBA do ta blejë, sepse nuk mund ta rindërtojë unë dhe të vini të jetoni ju. Ose merreni ju si Lindja e Mesme ndërtojeni./abcnews.al