Trump i lumtur për paqen (e tij)/ Presidenti amerikan: I kënaqur që të dyja vendet pranuan ofertën

“Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet bërthamore të Iranit dhe më pas të ndaloja luftën.” Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në një postim në platformën e tij Truth Social. Ndalimi i çdo luftë, ishte një nga premtimet e fushatës që e solli republikanin Trump sërish në pushtet. Presidenti amerikan [...]Read More...

Trump i lumtur për paqen (e tij)/ Presidenti amerikan: I kënaqur që të dyja vendet pranuan ofertën

“Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet bërthamore të Iranit dhe më pas të ndaloja luftën.”

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Ndalimi i çdo luftë, ishte një nga premtimet e fushatës që e solli republikanin Trump sërish në pushtet. Presidenti amerikan ka marrë meritat për disa marrëveshje të arritura mes palëve në konflikt dhe nuk ka fshehur asnjëherë se është në kërkim të çmimit Nobel për paqe.

Vetëm pak ditë më parë Trump njoftoi maarrëveshjen mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Republikës së Ruandës, një luftë që ka vazhduar për dekada dhe ka shkaktuar shumë vdekje.

“Nuk do të marr Çmim Nobel për Paqe për këtë, nuk do të marr Çmim Nobel për Paqe për ndalimin e Luftës midis Indisë dhe Pakistanit, nuk do të marr Çmim Nobel për Paqe për ndalimin e Luftës midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të marr Çmim Nobel për Paqe për ruajtjen e Paqes midis Egjiptit dhe Etiopisë”, kështu shkroi Trump në postimin e tij.

Më tej ai shtoi se nuk do ta marrë çmimin as për përpjekjet që po bën për të ndaluar luftën mes Rusisë dhe Ukrainëse, por siç theksoi Trump, njerëzit e dinë se kjo nuk ka rëndësi për të.

Por pasi njoftoi armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit,  një nominim erdhi për Donald Trump.

Ligjvanësi amerikan Buddy Carter, republikan nga Xhorxhia, i shkroi Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, duke deklaruar se Trump kishte një rol të jashtëzakonshëm dhe historik në përfundimin e konfliktit të armatosur midis Izraelit dhe Iranit dhe në parandalimin e sponsorizimit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë nga sigurimi i armës më vdekjeprurëse në planet.

Lidershipi i Trump gjatë krizës pasqyron pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë, shkruhej në letrën e Carter. / abcnews.al