Trump i zemëruar me dyshen Bibi-Khamenei/ Palët pranojnë propozimin, por Irani e Izraeli e shkelin
Pas deklaratës së Izraelit se Irani kishte thyer armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA dhe pas zotimit të Tel Avivit zyrtar për Hakmarrje, presidenti Amerikan I kërkoi Izraelit të ndal në mënyrë urgjente përshkallëzimin e situatës. Trump shkroi në Truth Social se Izraeli duhet të ndalë menjëherë Avionët e tij që të hedhin bombat mbi Teheran, [...]Read More...

Pas deklaratës së Izraelit se Irani kishte thyer armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA dhe pas zotimit të Tel Avivit zyrtar për Hakmarrje, presidenti Amerikan I kërkoi Izraelit të ndal në mënyrë urgjente përshkallëzimin e situatës. Trump shkroi në Truth Social se Izraeli duhet të ndalë menjëherë Avionët e tij që të hedhin bombat mbi Teheran, duke thënë se pilotët e këtyre avionëve duhet të kthehen menjëherë në Shtëpi. Pas statusit në Truth Social Trump u përball me gazetarët ndërsa nisej për në Samitin e NATO-s në Hagë. Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha se të dyja palët kishin thyer armëpushimin, ndërsa shprehu zemërimin e tij ndaj veprimeve të fundit të izraelit .
“Po e di që ka pasur një thyerje të armëpushimit, por edhe vetë Izraeli e ka thyer armëpushimin. Bëmë një marrëveshje me Izraelin, ata hodhën ndaj Iranit bomba që ne nuk I kishim parë kurrë përpara nisjes së armëpushimit. Më pas nisi armëpushimi… por si dreqin mund të thuash unë do të godas sërisht tani. Nuk jam aspak I kënaqur me Izraelin. Nuk jam I lumtur as me Iranin. Por më shumë jam I zemëruar me Izraelin I cili u mor me një rraketë që as nuk I goditi ato dhe që ndoshta ishte hedhur gabimisht nga Irani. Kemi dy vende që ishin zënë kaq shumë për kaq kohë saqë nuk e di se çfarë dreqin po bëjnë.”
Trump reagoi sërisht pas kësaj deklarata në Truth Social duke shkruar se Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin dhe do të kthejë avionët e tij në Shtëpi që do të kryejnë një përkulje miqësore ndaj Iranit duke insistuar se armëpushimi vijon të mbetet në fuqi. Megjithatë pavarësisht deklaratave të kreut të Shtëpisë së Bardhë mediar ndërkombëtare raportuan për të paktën dy shpërthime të forta në Teheran, kryqytetin e Iranit.
Mediat Iraniane raportuan se shpërthime pati edhe në qytetin verior Iranian të Babolsarit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi mengjesin e kesaj tem arte se Tel Avivi zyrtar kishte pranuar propozimin e Presidentit Trump për armëpushim, duke deklaruar se vendi i tij kishte përmbushur objektivin strategjik për të neutralizuar kërcënimin bërthamor dhe raketor Iranian. Nga ana tjeter Ministri I Jashtem Iranin kishte deklaruar se Teherani do te zbatonte nje armepushim perderi sa edhe Izraeli ben dicka te tillë./abcnews.al