Trump kontakton opozitën ukrainase/ Kontakte me ish-kryeminstren Timolenko dhe ish-Presidentin Poroshenko
Katër zyrtarë të lartë të ekipit presidencial të Donald Trump kanë zhvilluar bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa administrata amerikane duket se po afrohet me Moskën dhe po ushtron presion për ndryshime në udhëheqjen e Ukrainës. Media Politico shkruan se duke cituar burime nga paralamenti Ukrainas dhe ekspert repubilikanë se [...]Read More...

Katër zyrtarë të lartë të ekipit presidencial të Donald Trump kanë zhvilluar bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa administrata amerikane duket se po afrohet me Moskën dhe po ushtron presion për ndryshime në udhëheqjen e Ukrainës.
Media Politico shkruan se duke cituar burime nga paralamenti Ukrainas dhe ekspert repubilikanë se aleatët e Trump kanë zhvilluar diskutime me ish-kryeministren ambicioze Yulia Tymoshenko dhe përfaqësues të partisë së Petro Poroshenkos, paraardhësit të Zelenskyy-t.
Në qendër të këtyre bisedimeve ka qenë mundësia e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në Ukrainë. Aktualisht këto zgjedhje nuk mund të mbahen për shkak të ligjit ushtarak në fuqi. Kritikët argumentojnë se zgjedhjet në këtë moment do të ishin kaotike dhe mund të favorizonin Rusinë, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e votuesve ndodhen në vijën e frontit ose janë larguar nga vendi.
Aleatët e Trump besojnë se lodhja nga lufta dhe pakënaqësia publike për korrupsionin mund ta dëmtojnë Zelenskyy-n në një garë elektorale. Megjithatë, anketimet e fundit nuk e mbështesin këtë teori. Sipas një sondazhi të fundit, zhvilluar pas përplasjes së javës së kaluar në Zyrën Ovale mes Trump dhe Zelenskyy-t, presidenti ukrainas vijon të kryesojë garën me 44% të mbështetjes. Rivalët e tij më të afërt janë ish-komandanti i ushtrisë dhe ambasadori aktual i Ukrainës në Britani, Valery Zaluzhny, me mbi 20 pikë diferencë. Ndërkohë, Poroshenko ka vetëm 10% të mbështetjes, ndërsa Tymoshenko mbetet në fund me 5.7%.
Zyrtarisht, administrata Trump mohon çdo ndërhyrje në politikën e brendshme të Ukrainës. Sekretari Amerikan i Tregtisë deklaroi këtë javë se Trump nuk po ndikon në çështjet e brendshme të Kievit, por thjesht kërkon një “partner për paqen.” Megjithatë, deklaratat e vetë Trump-it dhe zyrtarëve të tij tregojnë të kundërtën. Ish-presidenti ka akuzuar Zelenskyy-n se drejton vendin si “diktator pa zgjedhje,” ndërsa Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare ne SHBA ka pretenduar në mënyrë të pavërtetë se zgjedhjet janë anuluar nga Kievi./abcnews.al