Trump me Netanyahun: Jemi afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump doli pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, duke thënë se ishte “afër” arritjes së paqes në Lindjen e Mesme. Jemi, të paktën, shumë, shumë afër. Dhe mendoj se jemi më shumë se shumë afër”, theksoi ai, shkruan CNN. Fjala hapëse e presidentit sugjeroi se nuk ishte arritur një [...]Read More...

Trump me Netanyahun: Jemi afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump doli pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, duke thënë se ishte “afër” arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

Jemi, të paktën, shumë, shumë afër. Dhe mendoj se jemi më shumë se shumë afër”, theksoi ai, shkruan CNN.

Fjala hapëse e presidentit sugjeroi se nuk ishte arritur një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës në Gaza, dhe ai vuri në dukje më vonë se marrëveshja ende duhej të pranohej nga Hamasi. Pak momente më parë, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan me 20 pika për t’i dhënë fund konfliktit.

Trump e përshkroi të hënën si “një ditë të madhe, të madhe, një ditë të bukur, potencialisht një nga ditët më të mëdha në qytetërim”.

Ofensiva izraelite në Gazë ka lënë të vdekur mbi 66 mijë palestinezë, kryesisht civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat OKB-ja i konsideron kredibile./abcnews.al