Trump nuk flet me Musk/ Miliarderi, nga sulmet politike tek ato personale për presidentin

Donald Trump nuk ka ndër mend të flasë me Elon Musk, të paktën në një të ardhme të afërt. Presidenti amerikan i tha CNN se as nuk po mendon për miliarderin për të cilin tha “se ka një problem”. Reagimi i Trump erdhi pasi marrëdhënia e tij me Musk u mbyll publikisht, me të dy [...]Read More...

Trump nuk flet me Musk/ Miliarderi, nga sulmet politike tek ato personale për presidentin

Donald Trump nuk ka ndër mend të flasë me Elon Musk, të paktën në një të ardhme të afërt. Presidenti amerikan i tha CNN se as nuk po mendon për miliarderin për të cilin tha “se ka një problem”.

Reagimi i Trump erdhi pasi marrëdhënia e tij me Musk u mbyll publikisht, me të dy që shkëmbyen akuza të forta ndaj njëri tjetrit.

“Nuk do të flas me të për një farë kohe, por i uroj gjithë të mirat”, tha Trump.

Sipas mediave amerikane, aleatët e presidentit dhe të miliarderit, u gjendën mes dy zjarreve dhe u përpoqën të ndërmjetësonin mes të dyve, por gjithçka ndryshoi me një postim të Musk në platformën X.

Miliarderi e akuzoi Trump se është i përfshirë në dosjet e Jeffrey Epstein, prandaj ato nuk bëhen publike.

Sulmet që deri në atë moment kishin qenë politike, tashmë u kthyen personale dhe kjo ishte pika ku marrëdhënia duket se u mbyll përfundimisht.

Presidenti amerikan mendon të shkojë edhe më tej dhe të shesë ose dhurojë makinën Tesla që bleu në muajin mars dhe e reklamoi bashkë me Musk në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Trump më parë kishte lejuar disa nga stafi i tij më të ri të përdornin makinën.

Aksionet e Teslës u rritën ndjeshëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale, sepse investitorët ishin të bindur se Donald Trump do të bënte favore të mëdha për mbështetësin e tij më të madh financiar, Elon Musk.

Por kjo përplasje e fundit publike, mund t’u shkaktojë dëme të mëdha interesave të shumta të biznesit të Musk. Aksionet e Teslës ranë me 14% në treg pas debat të Musk dhe Trump.

Por nuk është vetëm Tesla që mund të jetë në rrezik. SpaceX varet nga kontratat qeveritare për një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj.