“Trump, presion Ballkanit”, Bloomberg: U kërkon të pranojnë emigrantëtët e dëbuar nga SHBA
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po ushtron presion ndaj Serbisë dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë e paligjshë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Lajmi u raportua nga Blomberg New këtë të enjte ndërsa media amerikane citon në artikullin e saj burime pranë Shtëpisë së Bardhë që kanë kërkuar [...]Read More...

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po ushtron presion ndaj Serbisë dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë e paligjshë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Lajmi u raportua nga Blomberg New këtë të enjte ndërsa media amerikane citon në artikullin e saj burime pranë Shtëpisë së Bardhë që kanë kërkuar të qëndrojnë anonim.
Kërkesat janë pjesë e një strategjie më të gjerë të administratës Trump për të gjetur vende të gatshme të pranojnë migrantë të cilët po dëbohen nga SHBA, përfshirë edhe ata që hynë në vend gjatë administratës Biden dhe përfituan nga mbrojtje ligjore në atë kohë. Sipas burimeve për Bloomberg, zyra rajonale e Departamentit Amerikan të Shtetit është ngarkuar me prezantimin e kësaj ideje në rajon. Ministria e Jashtme Serbe nuk ka konfirmuar ende arritjen e një marrëveshje ndërsa Departamenti Amerikan I Shtetit nuk ka pranuar të jap koment.
Ky zhvillim vjen pasi Gjykata e Lartë e SHBA lejoi administratën Trump që të heqë statusin ligjor të përkohshëm për afro gjysmë milioni migrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela. Si rezultat, qeveria po kërkon destinacione të mundshme për dëbimin e tyre.
Gazeta Wall Street Journal ka raportuar më herët se SHBA ka shqyrtuar mundësinë e dërgimit të migrantëve në vende si Moldavia, Kosova dhe të tjera, por përfshirja e Serbisë është veçanërisht domethënëse, duke pasur parasysh lidhjet personale dhe ato të biznesit të familjes Trump me këtë vend.
Beogradi është vendi ku planifikohet ndërtimi i Trump Tower Belgrade, një projekt që po promovohet nga një firmë investimesh e bashkëthemeluar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit. Trump Organization ka dhënë emrin e vet për markën e ndërtesës, ndërkohë që kontrollin e kompanisë e mbajnë Eric Trump dhe Donald Trump Jr, djemtë e presidentit.
Pranimi i migrantëve të dëbuar nuk është një precedent i ri në rajon. Italia ka bërë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë për ndërtimin e qendrave për migrantët që kapen në det, me shpenzimet që i mbulon qeveria italiane.
Ndërkohë, administrata Trump po përdor një ligj të vjetër, të aplikuar më parë vetëm në kohë lufte, për të përshpejtuar dëbimin e disa migrantëve si “armiq të huaj”, në raste kur vendet e tyre përfaqësojnë kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.