Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ka besim se udhëheqësi rus Vladimir Putin do ta “mbajë fjalën” nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.  Trump i bëri këto komente gjatë një shkëmbimi me gazetarët në fillim të takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti [...]Read More...

Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ka besim se udhëheqësi rus Vladimir Putin do ta “mbajë fjalën” nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.  Trump i bëri këto komente gjatë një shkëmbimi me gazetarët në fillim të takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje “kanë përparuar mirë” dhe vlerësoi Rusinë për qëndrimin e saj në bisedime.

“Mendoj se Rusia ka vepruar shumë mirë… Mendoj se kemi përparuar shumë mirë në lidhje me marrëveshjen, por nuk kemi arritur ende një marrëveshje,” tha zoti Trump.

Kur u pyet nëse mund t’i besohej zotit Putin, Presidenti Trump u përgjigj: “Beso e verifiko”.

Kryeministri Starmer po viziton Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të bindur Presidentin Trump se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur vetëm nëse Kievi dhe udhëheqësit evropianë janë në tryezën e bisedimeve me Moskën.

Zoti Starmer u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë një garanci sigurie për çdo forcë evropiane që mund të marrë pjesë në një rol të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë në përfundim të bisedimeve të paqes, për të cilat ka bërë thirrje zoti Trump që kur mori detyrën muajin e kaluar.

Presidenti Trump tha se nuk do të flasë për detajet e një force paqeruajtëse, pa u arritur një marrëveshje. Kryeministri britanik falënderoi Presidentin Trump që i hapi rrugë “mundësisë për një marrëveshje paqeje”.

Vizita e tij, që vjen disa ditë pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, pasqyron shqetësimin në rritje në Evropë se përpjekja e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë sa më shpejt, sinjalizon gatishmërinë e tij për t’i bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin.