Trump: Putin më ka zhgënjyer!/ Presidenti amerikan: Ai po vret, por dhe po humb shumë njerëz
Donald Trump është tepër I zhgënjyer me Vladimir Putin. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti amerikan u pyet edhe për luftën në Ukrainë. Kreu I Shtëpisë së Bardhë shprehu pakënaqësinë e tij me homologun rus dhe shtoi se konflikti në Europën Lindore [...]Read More...

Donald Trump është tepër I zhgënjyer me Vladimir Putin. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti amerikan u pyet edhe për luftën në Ukrainë.
Kreu I Shtëpisë së Bardhë shprehu pakënaqësinë e tij me homologun rus dhe shtoi se konflikti në Europën Lindore mund të ishte kthyer në një luftë të tretë botërore.
“Jam shumë i nderuar t’ju them se kemi zgjidhur shtatë luftëra. Mendova se Ukraina do të ishte më e lehtë, për shkak të marrëdhënies sime me Presidentin Putin. Por ai më ka zhgënjyer. Ai më ka zhgënjyer vërtet. Ai po vret shumë njerëz dhe po humbet më shumë njerëz sesa po vret. Sinqerisht, ushtarët rusë po vriten me një shkallë më të lartë se ushtarët ukrainas”
Presidenti amerikan përsëriti edhe fjalët që I tha homologut ukrainas Volodymyr Zelensky në zyrën ovale, se konflikti mund të ishte kthyer në një luftë të tretë botërore.
Trump theksoi edhe njëherë nevojën që vendet europiane të ndalojnë blerjen e naftës ruse, pasi sipas tij lufta në Ukrainë do të mbbarojë nëse çmimi naftës bie.
Kryeministri britanik mbajti të njëjtin qëndrim dhe kërkoi që presioni ndaj Rusisë të rritet, ndërsa tha se veprimet e Putin nuk janë veprimet e dikujt që kërkon paqen.
Ndër të tjera presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin kontrollin e Bazës Ajrore të Bagramit në Afganistan, duke kritikuar ashpër administratën e paraardhësit të tij, Presidentit Joe Biden, për tërheqjen kaotike në vitin 2021. Trump përmendi rëndësinë strategjike të bazës e cila sipas tij ndodhet një orë larg vendit ku Kina prodhon armë bërthamore.
Të dy liderët nuk ranë dakord në lidhje me çështjen e Palestinës, pasi Trump nuk është dakord që ajo të njiihet si shtet, ndërsa Starmer tha se kjo temë duhet parë.
Presidenti amerikan megjithatë shtoi se kërkon fundin e luftës, në një kohë kur situata humanitare në Gaza është e rëndë, dhe mbi të gjitha lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.
Donald Trump përmbylli kështu vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, nga e cila dy vendet dolën me një marrëveshje kryesisht në fushën e teknologjisë. “Marrëveshja e Prosperitetit Teknologjik” parashikon qe Mbreteria e Bashkuar dhe SHBA të bashkëpunojnë në disa fusha duke përfshirë inteligjencën artificiale, informatikën kuantike dhe energjinë bërthamore.
Krahas kësaj, një numër kompanish të mëdha amerikane të teknologjisë kanë njoftuar se do të bëjnë investime në Mbretërinë e Bashkuar, si Microsoft me 30 miliardë dollarë dhe Google me 5 miliardë dollarë. / abcnews.al /