Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave. Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë. Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetëm “Ne kemi

Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Shpëtuam miliona jetë (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në parandalimin e luftërave.

Ai në një intervistë për gazetarin australian Mario Nawfal, në mesin e tyre përmendi edhe shpërthimin e mundshëm të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetëm

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.

I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth prandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë temë, para pak ditësh kishte folur edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

TRUMP: “I THINK I SETTLED ABOUT A WAR A MONTH”

“We’ve settled a lot of wars.

One of the wars, think of it, India-Pakistan… nuclear.

You look at Cambodia just recently.

Just this week – Congo – we settled a big one with Rwanda.

Kosovo, you know about that. Serbia,… https://t.co/MDixd3m7x6

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) August 2, 2025