Trump sfidon prokurorët: Ndjekje penale për këdo që pengon planin kundër emigrantëve
Departamenti i Drejtësisë ka paralajmëruar se do të ndjekë penalisht zyrtarët shtetërorë dhe lokalë që sfidojnë Donald Trump dhe dalin kundër planeve të tij për të goditur emigracionin e paligjshëm. Në një memorandum nga Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë, thuhet se prokurorët federalë që refuzojnë të ndjekin penalisht këto raste të emigracionit, do të raportohen [...]Read More...

Departamenti i Drejtësisë ka paralajmëruar se do të ndjekë penalisht zyrtarët shtetërorë dhe lokalë që sfidojnë Donald Trump dhe dalin kundër planeve të tij për të goditur emigracionin e paligjshëm.
Në një memorandum nga Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në detyrë, thuhet se prokurorët federalë që refuzojnë të ndjekin penalisht këto raste të emigracionit, do të raportohen menjëherë në Departamentin e Drejtësisë për hetim dhe ndjekje të mundshme penale.
Direktiva prej tre faqesh tregon se si ekipi Trump ka kaluar javë të tëra duke u përpjekur të hartojë memorandume që ata shpresojnë të kenë një shans më të mirë për t’i bërë ballë sfidave ligjore.
Më tej thuhet se zyra e prokurorit të SHBA dhe komponentët gjyqësorë të Departamentit të Drejtësisë do të hetojnë incidentet që përfshijnë ndonjë sjellje të tillë për t’i ndjekur penalisht.
Memorandumi udhëzon divizionin civil të departamentit që të ndihmojë në identifikimin e ligjeve dhe politikave shtetërore dhe lokale që kërcënojnë të pengojnë nismat e Trumpit për emigracionin dhe të kundërshtojnë ato ligje në gjykatë.
Memorandumi i quan ndryshimet udhëzime të përkohshme të politikave, ndërsa departamenti pret konfirmimin e Pamela Bondi si prokurore e përgjithshme.
Urdhri i Trump për të hequr të drejtën e shtëtësisë për qytetarët që lindin në Amerikë, pavarësisht statusit të prindërve të tyre, hasi në pengesat e para.
Prokurorët nga 18 shtete dhe dy qytete ngritën padi në gjykatë për të bllokuar urdhrin. Ata thanë se Trump nuk mundet që me një të rënë të lapsit, të ndryshojë apo heqë amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane.
/ abcnews.al