Trump: SHBA është në luftë me kartelet e drogës
Presidenti amerikan, Donald Trump ka përcaktuar se SHBA-të janë në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës që administrata e tij i ka përcaktuar si organizata terroriste, sipas një njoftimi që Pentagoni i dha Kongresit të mërkurën, të siguruar nga CNN. Njoftimi thotë gjithashtu se presidenti ka përcaktuar se kontrabandistët për kartelet janë “luftëtarë [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përcaktuar se SHBA-të janë në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës që administrata e tij i ka përcaktuar si organizata terroriste, sipas një njoftimi që Pentagoni i dha Kongresit të mërkurën, të siguruar nga CNN.
Njoftimi thotë gjithashtu se presidenti ka përcaktuar se kontrabandistët për kartelet janë “luftëtarë të paligjshëm” dhe për këtë arsye Departamenti i Mbrojtjes u autorizua ligjërisht të godiste një anije në Karaibe muajin e kaluar që besohet se po transportonte anëtarë të një grupi që administrata e ka shpallur organizatë terroriste.
Ushtria amerikane ka kryer të paktën tre sulme të tilla gjatë muajit të fundit, të cilat kanë vrarë gjithsej 17 persona. Por njoftimi i dhënë Kongresit përmendi vetëm një nga sulmet, i cili u zhvillua më 15 shtator. Nuk është e qartë pse sulmet e tjera nuk u përmendën.
Njoftimi nuk e përmendi grupin, por Trump tha se sulmi i parë në fillim të shtatorit kishte në shënjestër kontrabandistët e dyshuar të lidhur me organizatën kriminale venezueliane Tren de Aragua./abcnews.al