Trump: Tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-ve
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën, përmes një postimi në platformën Truth Social, se do të vendosë një tarifë prej 100% për të gjithë filmat që prodhohen jashtë Shteteve të Bashkuara. Trump nuk dha detaje se kur ose si do të zbatohej kjo tarifë, nëse ajo miratohet. Kjo do të ishte hera e parë [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën, përmes një postimi në platformën Truth Social, se do të vendosë një tarifë prej 100% për të gjithë filmat që prodhohen jashtë Shteteve të Bashkuara.
Trump nuk dha detaje se kur ose si do të zbatohej kjo tarifë, nëse ajo miratohet. Kjo do të ishte hera e parë që një tarifë e tillë vendoset mbi një shërbim, në këtë rast, industrinë e filmit dhe jo mbi mallra të papërpunuara apo produkte fizike.
Ish-presidenti për herë të parë e paralajmëroi këtë masë në muajin maj, duke pretenduar se vende të tjera ofrojnë stimuj fiskalë për industrinë kinematografike, çka, sipas tij, ka ndikuar në zhvendosjen e produksioneve jashtë vendit. Në deklaratën e tij të fundit, Trump veçoi Kaliforninë, duke thënë se “është goditur veçanërisht rëndë”. Megjithatë, vetë shteti i Kalifornisë, si edhe shumë qytete të tjera amerikane, kanë zbatuar dhe propozuar nisma për nxitjen e industrisë përmes lehtësirave tatimore.
Industria filmike në Hollyëood mbeti e papërgatitur nga paralajmërimi fillestar i Trump-it në maj. “Në pamje të parë është një ide tronditëse dhe do të paralizonte thuajse tërësisht prodhimin”, deklaroi për CNN një burim nga industria. “Por realisht, ai nuk ka juridiksion për ta zbatuar këtë dhe është tepër komplekse për t’u realizuar.”
Në përgjithësi, aktorët dhe regjisorët amerikanë preferojnë të punojnë brenda vendit. Megjithatë, sipas Jay Sures, nënkryetar i agjencisë United Talent Agency, “është më lirë për studiot e Hollyëood-it të paguajnë fluturimet, hotelet dhe shpenzimet e tjera për të xhiruar jashtë, sepse kostoja e punës, mungesa e stimujve dhe mundësia për të prodhuar jashtë e bëjnë këtë shumë më të leverdishme.”
Pas postimit të Trump-it, aksionet e kompanisë Netflix (NFLX) ranë me 1% të hënën në mëngjes, ndërsa disa kompani të tjera të lidhura me industrinë e filmit, përfshirë AMC (AMC) dhe The Ëalt Disney Company (DIS), u rritën në bursë./abcnews.al