Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin

Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin

Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk dëshiron që të zgjasë armëpushimin e përkohshëm me Iranin, që skadon më 22 prill, teksa Uashingtoni po pret që të shohë nëse bisedimet me Teheranin do të zhvillohen.

Duke folur në një intervistë telefonike për CNBC më 21 prill, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë të fortë negociuese dhe se do të arrijnë atë që ai e quajti një “marrëveshje të shkëlqyer”, kur të dyja palët të takohen.

Bisedimet pritej të mbaheshin më 21 prill, por Irani ende nuk ka thënë zyrtarisht nëse do të marrë pjesë. Nënpresidenti amerikan, JD Vance, thuhet se është gati të niset nga Uashingtoni “së shpejti”, sipas zyrtarëve, megjithëse nuk ka një kohë të saktë për nisjen e tij.

I pyetur nga CNBC nëse do ta zgjasë armëpushimin aktual dyjavor, që po përfundon, Trump tha: “Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi aq shumë kohë”.

Ai po ashtu paralajmëroi se “pres që të ketë bombardime, sepse mendoj se kjo është një qasje më e mirë për të hyrë në proces”.

Pakistani, i cili ka qenë ndërmjetës në procesin e paqes, u bëri thirrje si Shteteve të Bashkuara ashtu edhe Iranit që të zgjasin armëpushimin, por raportime nga disa media thonë se Teherani po shqyrton opsionet e tij, ndërsa pret të shohë nëse do të përmbushen kushtet e Republikës Islamike, përfshirë heqjen e bllokadës ushtarake amerikane ndaj porteve iraniane dhe njohjen e të drejtës së tij për pasurimin e uraniumit.

Irani ka bllokuar qasjen në Ngushticën e Hormuzit, e cila kontrollon hyrjen në Gjirin Persik, për të gjitha anijet përveç atyre iraniane ose atyre që Teherani i miraton për kalim.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është kryenegociatori i Iranit, shkroi në X mbrëmjen e 20 prillit se Teherani është “i përgatitur të zbulojë karta të reja” në luftën me SHBA-në dhe Izraelin, duke e akuzuar Trumpin se po “bën një rrethim dhe po shkel armëpushimin”, teksa përpiqet t’i shndërrojë negociatat në një “dorëzim ose të justifikojë rifillimin e luftës”.

Trump ka kërcënuar se do ta rifillojë luftën dhe do të sulmojë infrastrukturën civile iraniane, si ura dhe termocentrale, nëse Teherani nuk i pranon kushtet e tij.

Rundi i parë i bi