Tubim në Bruksel më 30 Gusht për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë

Tubimi mbahet në: Rue de la Loi 175, 1000 Bruxelles (para Këshillit të BE), me fillim nga Ora 14:00 The post Tubim në Bruksel më 30 Gusht për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë appeared first on Albinfo.

Tubim në Bruksel më 30 Gusht për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë

Më 30 gusht, kujtojmë mijëra jetë të thyera nga zhdukjet me forcë. Në Kosovë, edhe sot, mbi 1 600 persona ende figurojnë të zhdukur që nga lufta.

Pas çdo emri fshihet:  një familje që pret,  një histori e ndërprerë, një pritje e padurueshme, një e ardhme e ndaluar.

Ju ftojmë të merrni pjesë në një tubim paqësor më 30 gusht, për të nderuar kujtimin e tyre, për të mbështetur familjet dhe për të rikujtuar se e drejta për të njohur të vërtetën është një e drejtë themelore e njeriut”, thuhet në njoftimin e bërë nga organizatori, Libraria Liz’e Bookstore në Bruksel, gjegjësisht znj. Lirie Zeneli.

 

Thirrjet tona për pjësëmarrjen në Marsh dhe tubim paqësor janë të koordinuara në Bruksel dhe Gjenevë, nën moton e përbashkët:

” Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë ! ”

Ne duam t’u kujtojmë institucioneve evropiane se:

– nuk ka kompromise me fatin e njerëzve,
– kujtimi i të zhdukurve me forcë është i pavdekshëm,
– dhe se besimi ynë në drejtësi mbetet i pathyeshëm.

Së bashku, le ta bëjmë të dëgjohet zëri i atyre që u heshtën me dhunë.

Rue de la Loi 175, 1000 Bruxelles (para Këshillit të BE)
Ora 14:00

Merr me vete një flamur

Kontakti në Bruksel :

Libraria Liz’e Bookstore
+32 470 78 22 93
[email protected]

The post Tubim në Bruksel më 30 Gusht për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë appeared first on Albinfo.