Turqia shënon temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 55°C
Turqia po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë juglindjen e vendit, duke çuar temperaturat në nivele rekord. Në qytetin Sanliurfa, termometri ka arritur në 55 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në historinë moderne të vendit, sipas të përditshmes gjermane Bild. Edhe qytete të tjera si Kiziltepe, […] The post Turqia shënon temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 55°C appeared first on Albinfo.

Turqia po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë juglindjen e vendit, duke çuar temperaturat në nivele rekord. Në qytetin Sanliurfa, termometri ka arritur në 55 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në historinë moderne të vendit, sipas të përditshmes gjermane Bild.
Edhe qytete të tjera si Kiziltepe, Cizre dhe Nusaybin kanë shënuar temperatura përvëluese përkatësisht me 49.6°C, 49.4°C dhe 49.3°C.
Sipas Ministrisë së Mjedisit në Turqi, 132 stacione meteorologjike në të gjithë territorin kanë raportuar rekorde të reja për muajin korrik. Vala e të nxehtit, që e ka goditur rajonin lindor të Mesdheut që nga fillimi i javës, pritet të zgjasë edhe për disa ditë të tjera.
The post Turqia shënon temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 55°C appeared first on Albinfo.