“Tylenol, rrezik për autizmin”/ Sekretari i shëndetësisë, Kenedy pritet të nxjerrë njoftimin për ilaçin

Administrata e Donald Trump pritet të njoftojë se përdorimi i ilaçit ‘Tylenol’ nga gratë shtatzëna, përbën rrezik për autizmin, pavarësisht se udhëzimet mjekësore që nuk e provojnë diçka të tillë. Udhëzimet mjekësore thonë se është e sigurt që gratë shtatzëna të marrin pa recetë ‘Tylenol’, i njohur në vendet e tjera të botës si paracetamol, [...]Read More...

“Tylenol, rrezik për autizmin”/ Sekretari i shëndetësisë, Kenedy pritet të nxjerrë njoftimin për ilaçin

Administrata e Donald Trump pritet të njoftojë se përdorimi i ilaçit ‘Tylenol’ nga gratë shtatzëna, përbën rrezik për autizmin, pavarësisht se udhëzimet mjekësore që nuk e provojnë diçka të tillë.

Udhëzimet mjekësore thonë se është e sigurt që gratë shtatzëna të marrin pa recetë ‘Tylenol’, i njohur në vendet e tjera të botës si paracetamol, kundër dhimbjeve.

Administrata e Trump, me në krye sekretarin e shëndetësisë Robert F Kennedy Jr, kanë pretenduar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara janë në prag të një epidemie autizmi, të nxitur nga ato që i quajnë “toksina mjedisore”.

Dekada të tëra kërkimesh nuk kanë dhënë përgjigje të sakta se çfarë është shkaku i autizmit, por shumë shkencëtarë besojnë se gjenetika, potencialisht në kombinim me ndikimet mjedisore, luan një rol.

Sipas mediave amerikane zyrtarët e Trump pritet gjithashtu të njoftojnë një përpjekje për të eksploruar se si ilaçi leukovorin mund të trajtojë potencialisht autizmin.

Washington Post, duke cituar disa burime, tha se disa prova mjekësore që përfshijnë përdorimin e leukovorinës tek fëmijët me autizëm kanë treguar “atë që disa shkencëtarë e përshkruajnë si përmirësime të jashtëzakonshme në aftësinë e tyre për të folur dhe për të kuptuar të tjerët”, megjithëse këto prova konsiderohen të hershme.

Gjatë funeralit të Charlie Kirk, Trump paralajmëroi se do të ketë një njoftim për këtë çështje duke thënë: Mendoj se gjetëm një përgjigje për autizmin./abcnews.al