U shpall tender i kundërligjshëm, LDK thirrje Prokurorisë për hetim penal ndaj projektit 5 milionësh në Vushtrri
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka reaguar pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që shpall të kundërligjshëm tenderin 4.98 milionë euro të Komunës së Vushtrrisë për asfaltimin e rrugëve në qytet dhe fshatra. Sipas LDK-së, vendimi OSHP2025/321 konfirmon qartë shkeljet ligjore dhe praktikat diskriminuese të ndjekura nga komuna në procesin

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka reaguar pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që shpall të kundërligjshëm tenderin 4.98 milionë euro të Komunës së Vushtrrisë për asfaltimin e rrugëve në qytet dhe fshatra.
Sipas LDK-së, vendimi OSHP2025/321 konfirmon qartë shkeljet ligjore dhe praktikat diskriminuese të ndjekura nga komuna në procesin e tenderimit, duke dëmtuar konkurrencën dhe favorizuar operatorë të caktuar.
Shkeljet e konstatuara nga OSHP:
• Kërkesa për standarde ISO të panevojshme për llojin e kontratës,
• Afate të shkurtuara padrejtësisht për dorëzimin e ofertave,
• Përjashtim i konkurrentëve në kundërshtim me ligjin për prokurim publik.
LDK e cilëson këtë si shkelje të Neneve 7 dhe 414 të Ligjit për Prokurimin dhe Kodit Penal të Kosovës, që ndalojnë trajtimin e pabarabartë dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
LDK i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që të nisë hetimet penale pa vonesë, për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që kanë marrë pjesë në hartimin dhe aprovimin e këtij tenderi të dyshimtë.
“Tenderët publikë nuk janë pronë private. Kur ato keqpërdoren për interesa të ngushta apo klienteliste, atëherë nuk kemi të bëjmë me zhvillim lokal, por me korrupsion të pastër,” thuhet në reagimin zyrtar të LDK-së.