Udhëtimi i fundit i Papa Françeskut/ Lë përjetësisht Vatikanin, drejt kishës Santa Maria Maggiore

Mesha funerale për Papa Françeskun sapo ka mbaruar. Arkivoli që mbante Papën tani do të mbartet në një procesion të ngadaltë drejt kishës së Santa Maria Maggiore në Romë, ku sipas amanetit do të prehet Papa. Procesioni do të niset nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 km mbi lumin Tiber. Më [...]Read More...

Udhëtimi i fundit i Papa Françeskut/ Lë përjetësisht Vatikanin, drejt kishës Santa Maria Maggiore

Mesha funerale për Papa Françeskun sapo ka mbaruar. Arkivoli që mbante Papën tani do të mbartet në një procesion të ngadaltë drejt kishës së Santa Maria Maggiore në Romë, ku sipas amanetit do të prehet Papa.

Procesioni do të niset nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 km mbi lumin Tiber.

Më pas do të kalojë nëpër Romën qendrore deri në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, përpara se të kthehet në veri për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.

Publiku do të jetë në gjendje të ndjekë vetëm nga pas barrierave në rrugë, në vend që të jetë direkt pas procesionit.

Zyrtarët lokalë thonë se tre mijë vullnetarë janë të vendosur përgjatë rrugës për t’u ofruar udhëzime, ndihmë mjekësore dhe ujë pelegrinëve.

Varrimi brenda kishës nuk do të jetë i hapur për publikun, megjithëse turmat tashmë po mblidhen jashtë./abcnews.al