“Ukraina në BE, por jo në NATO”, Putin: Mund të arrijmë marrëveshje për garancitë e sigurisë
Presidenti Rus Vladimir Putin deklaroi këtë të martë nga Pekini ku u takua me Kryeministrin Sllovak Robert Fico se Moska zyrtare nuk ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Kreu i Kremlinit tha se kur bëhej fjalë për NATO-n, situata ndryshonte pasi bashkimi i Kievit me Aleancën Veri Atlantike do të ishte kërcënim [...]Read More...

Presidenti Rus Vladimir Putin deklaroi këtë të martë nga Pekini ku u takua me Kryeministrin Sllovak Robert Fico se Moska zyrtare nuk ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
Kreu i Kremlinit tha se kur bëhej fjalë për NATO-n, situata ndryshonte pasi bashkimi i Kievit me Aleancën Veri Atlantike do të ishte kërcënim i drejtëpërdrejt për Federatën Ruse.
“Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian, ne nuk kemi qenë kurrë kundër tij. Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër. Bëhet fjalë për sigurinë e Federatës Ruse jo vetëm tani, por edhe në prespektivën afatmesme dhe atë afatgjatë. Qëndrimi ynë është i njohur dhe ne e konsiderojmë anëtarësimin në NATO të papranueshëm për ne.”
Kreu i Shtetit Rus deklaroi gjithashtu se mund të arrihet consensus mes Moskër Perëndimit dhe SHBA për garancitë e Sigurisë për Ukrainën në rast të përfundimit të luftës. Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky do të takohet këtë të enjte në Paris me presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute si dhe me presidentin Francez Emanuel Macron, Kancelarin Gjerman Friedrich Merz si dhe me Kryeministrin Britanik Keir Staremer.
Ne deklaratat e tij nga Pekini Vladimir Putin hodhi poshte vlerësimet e bëra nga inteligjenca perëndimore se në rast Triumfi në Ukrainë, ushtria Ruse do të synonte të sulmonte të tjera vende europiane.
Putin u shpreh se këto deklarata të Perëndimit sipas tij ose janë provokim për Moskën ose paaftësi e Agjencive të Inteligjencës./abcnews.al