Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një shtesë buxhetore prej 9.8 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të përballuar vazhdimin e luftës me Rusinë, e cila po zgjat më shumë se dy vjet pa shenja përfundimi. Sipas njoftimit të ligjvënësve dhe Ministrisë së Financave, ndryshimet e reja në buxhet rrisin shpenzimet [...]Read More...

Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një shtesë buxhetore prej 9.8 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të përballuar vazhdimin e luftës me Rusinë, e cila po zgjat më shumë se dy vjet pa shenja përfundimi.

Sipas njoftimit të ligjvënësve dhe Ministrisë së Financave, ndryshimet e reja në buxhet rrisin shpenzimet totale të mbrojtjes për vitin 2025 në 2.2 trilionë hryvnia (rreth 53.2 miliardë dollarë) një nivel rekord për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.

Shtesa prej 412 miliardë hryvnash synon të mbulojë nevojat urgjente për armatim, pajisje ushtarake dhe mbështetje logjistike për forcat e armatosura në vijën e frontit.

Qeveria ukrainase është përballur me presion në rritje për të siguruar më shumë burime financiare për ushtrinë, teksa luftimet në lindje dhe jug të vendit vazhdojnë me intensitet të lartë dhe ndihma perëndimore shpesh vonohet.

Amendamentet pritet të kalojnë edhe në leximin e dytë në javët e ardhshme për t’u bërë zyrtarisht pjesë e buxhetit të shtetit. / abcnews.al